Konsumimi i mollëve ndihmon në uljen e kolesterolit
Mjafton të konsumosh vetëm një mollë në ditë për 4 javë rresht për të reduktuar me 40 për qind nivelin e kolesterolit të keq në gjak (LDL) që vendos në rrezik zemrën dhe arteriet.


Të paktën kështu tregon një studim i bërë nga një grup shkencëtarësh të drejtuar nga Robert Di Silvestro në universitetin shtetëror të Ohajos, i publikuar në “Journal of Functional Foods”.


Sipas studimit efektet pozitive të një molle të freskët janë edhe më të mëdha krahasuar me ato nga marrja e antioksiduesve përmes integratorëve ushqimorë, shkruan Shqip.

Efekti i mollëve ndërmjetësohet pikërisht nga polifenolet, antioksidantë me të cilët kjo frutë është shumë e pasur. Lëkura e mollës është e pasur me polifenole. Tashmë gjithnjë e më shumë studime po tregojnë aftësinë që kanë këto molekula për të bashkëvepruar me aktivitetin e sistemit imunitar. Këto molekula janë shumë të rëndësishme dhe prania e tyre në gjak luan një rol kyç në sistemin imunitar, i cili është i aftë t’i luftojë më mirë sëmundjet ose substancat e huaja.

“Kur kolesteroli LDL oksidohet merr një formë që i hap dritën jeshile arteriosklerozës. Mendojmë se polifenolet janë përgjegjëse për efektin e mollëve”, shpjegon Di Silvestro. Për këtë arsye kërkuesit izoluan polifenolet dhe vlerësuan efektin e marrjes së një sasie ekstrakti të krahasueshme me ato të pranishme te një mollë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2012, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori