Konsumimi i mishit të përpunuar ka lidhje me kancerin e gjirit
Konsumimi i rregullt i biftekëve apo salçiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjnë të ditur studiuesit.

Studim ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë shpesh mishpërpunuar kanë 9% më shumë shanse për të rritur rrezikun e kancerit në gji sesa ata që konsumojnë më pak, shkruan BBC.

Studimi mbështet të njëjtat konkluzione që ka nxjerë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.

Ekspertët rekomandojnë kujdes përsa i takon këtyre studimeve.

Në Britaninë e Madhe 7 nga 100 gra mund të preken nga kanceri i gjirit.

Studiuesit rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 70 gr mish të kuq dhe mishpërpunuar në ditë.

Autori i studimit, Dr Maryam Farvid, e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard rekomandon reduktimin e konsumimit të këtij mishi por jo eliminimin e tij.
Shtuar më 03/10/2018, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori