Konsumimi i mishit të kuq i rritë rreziqet e vdekjes së parakohshme
Konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar e rritë rrezikun e vdekjes së parakohshme – paralajmërojnë ekspertët.

E dimë se askujt nuk i pëlqen t’u themi se ushqimet e preferuara mund t’iu shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse, por kjo duhet të bëhet, transmeton Telegrafi.

Një studim i ri ka këshilluar ta zëvendësoni mishin e kuq dhe të përpunuar me peshk, vezë dhe pulë pa yndyrë.

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën "British Medical Journal", ka ekzaminuar shprehitë e ushqimit të më shumë se 81,000 amerikanëve.

Pas eksperimenteve të ndryshme, rezultatet kanë treguar se ata që e rrisin sasinë e mishit të kuq dhe përpunuar që e konsumojnë kanë rrezik më të lartë të vdesin nga shkaktarët e ndryshëm.
Shtuar më 13/06/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori