Kombinimet e duhura ushqimore
Ekzistojnë ushqime të ndryshme që ju mund ti kombinoni dhe të arrini të keni forma perfekte trupi. Sipas dietologes Rolina Naço, ka disa kombinime ushqimesh, që i kemi mësuar sipas traditës qëndrojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe janë shumë të shëndetshme për ne. Këto kombinime janë;

Bukë – djath dhe domate (proteinë, karbohidrate, yndyrë dhe vitaminë C dhe B6 vakt i plotë dhe stimulon prodhimin e seritoninës duke u ndjerë më shpejt të ngopur).
Pilaf me fasule (proteinë-karbohidrate dhe yndyrë). Pilafi plotëson nga ana proteinike fasulet dhe bëhet një vakt i barabartë me mishin!

Kos me pilaf (një vakt i plotë përsëri nga proteinë, karbohidrate dhe yndyrë). Kosi është një burim shumë i mirë probiotikë
Fasule me turshi (turshia përmban probiotikë dhe kombinimi me fasulet përforcon funksionin e tyre si për të tretur më mirë fasulet, por dhe për të përforcuar florën intestinale).

Kos – mjaltë dhe arra. Një ëmbëlsirë perfekte pasi përmban proteinë dhe probiotikë nga kosi, probiotikët përforcohen nga karbohidratet që na jep mjalti dhe uk mungojnë aspak acidet yndyrore të mira nga arrat. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori