Kolla e vazhdueshme paralajmëron turbekulozin
Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse, shkaktar i së cilës është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm.

Nga se shkaktohet tuberkulozi?

Tuberkulozi (TBC) shkaktohet nga bakteria që zakonisht infekton mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Çdo njeri i çdo moshe mund ta marrë tuberkulozin. Por disa njerëz kanë një rrezik më të madh. Këtu përfshihen:

 Njerëz që kanë qenë rreth e rrotull
 Njerëzve me sëmundjen e TBC-së
 Të varfërit
 Të pastrehët
 Njerëzit nga vende ku ka shumë tuberkuloz
 Ata që jetojnë nëpër azile
 Alkoolikët dhe ata që përdorin drogë
 Njerëzit me probleme mjekësore ( të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) të cilat dobësojnë mundësinë e tyre për të luftuar sëmundjen
 Njerëzit me virusin HIV (virusi që shkakton sidën)
Shkaqet e sëmundjes

1- Sistemi i dobët imunitar. Kur sistemi juaj imunitar është i shëndetshëm, atëherë muret mbrojtëse mund të jenë një kundërshti shumë e madhe e baktereve të tuberkulozit. Nëse trupi juaj nuk ka një mbrojtje efektive atëherë rezistenca juaj është shumë e ulët

2- Mosha. Të rriturit dhe të moshuarit kanë më shumë mundësi të vuajnë nga tuberkulozi për shkak se plakja normale apo sëmundjet e ndryshme dobësojnë sistemin e tyre imunitar.

3- Abuzimi me substancat, alkooli apo droga të tjera e dobësojnë sistemin mbrojtës, si dhe ju bëjnë ju më të prekshëm nga tuberkulozi.

4- Të ushqyerit keq, një dietë e dobët ose marrja e shumë pak kalorive ndihmon në shfaqjen e sëmundjestuberkulozit.

5- Mungesa e mjekimit. Nëse nuk ndiheni mirë, por nuk merrni asnjë mjekim për gjendjen tuaj atëherë sëmundja përparon dhe shëndeti juaj sa vjen e rëndohet. Simptomat shpesh nuk vihen re. Mund të ndodhë që mos të vini re asnjë simptomë të sëmundjes derisa ajo të ketë përparuar shumë. Edhe pse simptomat më të shpeshta janë rënie në peshë, humbje e energjive, mungesë oreksi etj.

Cilat janë shenjat e para te TBC-së?

Shenjat e sëmundjes mund t’i ndajmë në dy grupe:

a- Shenja të përgjithshme:

janë temperatura e lartë në darkë, djersitja natën, rënia në peshë, mungesa e oreksit dhe lodhje.

b- Shenja të mushkërive:

Ndërsa shenjat më specifike janë kollitje që zgjat më shumë se dy javë, nxjerrje e sekrecioneve, pështymë me gjak, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shqetësimet fillojnë gradualisht, kjo është dhe arsyeja e shkuarjes me vonesë tek mjeku. Të sëmurët mund t’i lidhin këto shqetësime me shkaqe të tjera. Kjo situatë ndikon në përhapjen e sëmundjes në të gjithë trupin dhe në shkatërrimin më të avancuar të mushkërive. Ndërkohë i sëmuri përhap mikrobin rreth e rrotull dhe shumë njerëz i ekspozohen rrezikut të sëmundjes.

Tuberkulozi parësor

1. Prek lobet e poshtme, sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë.

2. Zakonisht është josimptomatik.

3. Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).

Duhet specifikuar sesi në rastin e TBC-së parësor dhe në atë të TBC-së dytësor, patogjeneza dhe simptomat klinike varen nga përgjigjja e sistemit imunitar, e cila mund të jetë normale dhe e reduktuar.

Tuberkulozi dytësor:

Prek lobet e sipërme, sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni.

Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi.

Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.
Tuberkulozi miliar:

1. Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.

2. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.
Sindromat klasike:

1. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.

2. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.

3. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.

Diagnoza:

Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse:

1. Në vendin e injektimit, pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm.

2. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10 mm.

3. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi HIV ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm.

Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit:

1. Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me SIDA-AIDS); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e anergjisë.

2. Edhe nëse pacienti nuk është anergjik, në 50% të rasteve të TB të diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas).

Grafia e gjoksit:

1. Mund të shihet kompleksi Ghon.

2. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë.

Kultura e sputumit (pështymës):

1. Merren 3 kampionë sputumi, në 3 ditë të njëpasnjëshme, në mëngjes.

2. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët.

3. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë.
4. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).

Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet TBC miliar.

Trajtimi:

1. Profilaksia:

Masat parandaluese:

1- Ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit eshtë mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.

2- Po ashtu, edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

3- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.

4- Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.

5- Mbrojtje personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal.

6- Duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

7- Në rastet kur jeni në fazat e para të sëmundjes, të ushqeheni shumë dhe të dilni sa më pak. Kjo ndihmon në evitimin e përhapjes së sëmundjestuberkulozit./albeu.com/

Burimi Shendeti +

Shtuar më 05/01/2017, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori