Kokaina, si të bën për vete
Shkencëtarët e ‘Washington State University’, në SHBA, kanë identifikuar mekanizmin qelizor që ndikon në uljen e motivimit tek njerëzit e varur nga kokaina, të cilët janë duke u përpjekur të dalin nga tuneli i errët i drogës, dhe që shkaktojnë një rritje të ndjenjave negative, çka kërcënon suksesin e betejës kundër kësaj varësie të rrezikshme.

Skuadra e shkencëtarëve të udhëhequr nga Bradley Winters kanë marrë në shqyrtim qelizat që prodhojnë një lloj molekule të quajtur receptor cannabinoid 1 (Cb1), detyra primare e të cilës është të rregullojë lidhjen mes qelizat nervore të lidhura me kujtesën, kontrollin motor, humorin dhe oreksin, shkruan Shqip.

Ata zbuluan se Cb1 funksionon njësoj si frenat, duke ngadalësuar aktivitetin në një zonë të trurit që rregullon emocionet dhe motivimin. Dhe duke qenë se kokaina rrit aktivitetin e Cb1 edhe pas “kulmit” të ndjesive pozitive të shkaktuara nga “doza”, rezultati është ulja e motivimit të një të droguari për të hequr dorë nga droga. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori