Koha është gjithçka: Ja kur duhet të hani nëse doni të dobësoheni
Kur planifikojmë për t’u dobësuar, përpiqemi të marrim informacione vetëm se çfarë dhe sa duhet të hamë. Por, nuk duhet të mendoheni vetëm për to. Koha kur hani është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Nëse nuk po bini në peshë, shikoni informacionet më poshtë për të mosuar kur duhet të hani çdo vakt për të rritur rezultatet e rënies në peshë.

Vakti i mëngjesit: 7:00

Mos e anashkaloni vaktin e mëngjesit. Sigurohuni që ta hani atë brenda një ore pasi jeni zgjuar nga gjumi, për t’i dhënë startin metabolizmit. Konsumoni 25% të kaloriveditës.

Gjëra të shpejta para drekës: 9:30

Hani 2-3 orë pas mëngjesit. Në këtë mënyrë do të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe do të keni më shumë energji. Ju do të konsumoni gjithashtu më pak ushqime gjatë vaktit të drekës. Merrni 150 kalori, ose më pak (rreth 5% të kalorive të gjithë ditës.

Dreka: 12:30

Vakti i drekës duhet të hahet 2-3 orë më pas. Ky duhet të jetë edhe vakti më i bollshëm, me më shumë kalori se mëngjesi dhe darka (rreth 40% të kalorive të të gjithë ditës). Kështu do të keni mjaftueshëm kohë të digjni të gjitha kaloritë.

Ushqime të shpejta pas dreke: 3:30

Shijoni gjëra të shpejta, si fruta të thata ose të freskëta, lëngje, çaj, 2-3 orë pas vaktit të drekës. Merrni jo më shumë se 150 kalori, ose 5% të kaloriveditës.

Darka: 6:30

Hani 25% e fundit të kaloriveditës në darkë. Vakti i fundit i ditës duhet të hahet 2-3 orë para se të flini. Nëse hani më vonë, mund të rritet temperature e trupit, niveli i shqerit në gjak dhe insulinës, kështu do të keni djegie në stomak, problem me tretjen dhe mungesë të prodhimit të melatoninës. Të gjitha këto ndikojnë tek djegia e dhjamit.
Shtuar më 26/10/2020, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori