Kjo recetë lufton rënien e flokëve
Një varg studimesh shkencore kanë treguar se lëngu i fituar nga hudhra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruajtjes së kafkës së kokës.

Megjithatë, ajo është një ndihmesë e madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.

Për të përfituar nga efekti i hudhrës, ju mund të përdorni edhe shampo të ndryshme komerciale që kanë përmbajtje të saj. Por, ju mund të përgatitni edhe vetë një recetë shtëpiake.

Ja si:

Fillimisht grimconi thelpinjtë e hudhrës dhe më pas e bëni shtypjen e tyre deri sa të nxirrni maksimumin e lëngut brenda tyre. Më pas, lëngun e nxjerrë e vendosni në zonat ku keni rënie floku dhe bëni masazh për rreth 3 minuta.

Pas masazhit ju mund ta lini lëngun të veprojë në ato zona edhe për 30 minuta të tjera. Shpëlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Për të përfituar më së shumti nga ky veprim, përsëriteni atë një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive./albeu.com/
Shtuar më 30/09/2016, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori