Kjo është koha ideale për çdo aktivitet, sipas moshës tuaj
Duket se ka një kohë ideale për çdo gjë, madje edhe për zgjedhjen e një parfumi të ri.
Por përderisa ora biologjike ndryshon me moshën, ne ju ftojmë që të zbuloni kohën ideale për çdo aktivitet në rutinën tuaj e përditshme sipas moshës tuaj.

Të zgjoheni

Në të njëzetat: 09:30; kur oreksini (hormoni i zgjimit) nuk e ‘shkel’ melatoninin (hormonin e gjumit) deri në mes të mëngjesit.

Në të tridhjetat: 08:10; ora juaj biologjike fillon të gjitha proceset më herët për të maksimizuar kohën e zgjimit.

Në të dyzetat: 07:50; Cikli juaj i zgjimit “mposhtë” ciklin tuaj të gjumit shumë më herët kur jeni 40 vjeç, transmeton Gazeta Express.

Në të pesëdhjetat: 07:00; Në këtë moshë, koha që e kaloni në fazën e gjumit të thellë bie.

Në të gjashtëdhjetat: 06:30; Trupi juaj e di më së miri kur janë përfitimet më të mëdha nga drita e diellit, kështu që zgjohet më herët, ngjashëm sikur kur ishit fëmijë.

Mëngjesi

Në të njëzetat: 10:00; Të rinjtë zakonisht nuk hanë mëngjes thjeshtë sepse nuk ndjehen të uritur në këtë kohë. Kjo për shkak se deri në dy orë pas zgjimit, ata janë në një gjendje të “inercisë së gjumit”. Një filxhan kafe mund të ndihmojë.

Në të tridhjetat: 08:40; Është më së miri për ju që të evitoni ushqimet me sheqer.

Në të dyzetat: 08:20; Një ushqim i pasur me fibra do t’ju bëjë të ndjeheni më të ngopur.

Në të pesëdhjetat: 07:30; Metabolizmi juaj ngadalësohet rreth 5% për çdo dekadë pasi t’i mbushni 40, kështu që kjo është koha më e mirë për t’u rimbushur.

Në të gjashtëdhjetat: 07:00; Boronicat ju japin një sasi të mirë të energjisë pa shtuar shumë kalori.

Përdorimi i pajisjeve elektronike

Në të njëzetat: 20:30; Për shkak se truri është ende vigjilent.

Në të tridhjetat: 20:00; Për një sasi të kufizuar të kohës, kështu që të mos ndikojë në gjumin tuaj.

Në të dyzetat dhe pesëdhjetat: 21:30; Kufizojeni kohën e përdorimit të pajisjeve elektronike deri në një orë, për të evituar simptomat e hershme të artritit.

Në të gjashtëdhjetat: 21:00; Sytë tuaj në këtë moshë janë më të ndjeshëm ndaj dritës artificiale.

Darka

Në të njëzetat: 21:30; Për të fituar energjinë që ju duhet për gjithë natën.

Në të tridhjetat: 20:10; Në këtë moshë, është e përkryer të hani darkë rreth një orë e gjysmë pas punës.

Në të dyzetat: 19:50; Të hani darkë në këtë kohë i jepni trupit tuaj mjaftueshëm kohë për të tretur ushqimin para se të shkoni në shtrat, transmeton Gazeta Express.

Në të pesëdhjetat: 19:00; Në këtë moshë, ushqimet e rregullta janë thelbësore për të mbajtur nivelin e kolesterolit të ulët dhe për të parandaluar problemet kardiovaskulare.

Në të gjashtëdhjetat: 18:30; Një darkë e hershme ulë rreziqet nga sulmi në zemër dhe keqtretja.

Të bëni seks

Në të njëzetat: 15:00; Në këtë moshë, epshi juaj arrin kulmin në mesditë.

Në të tridhjetat: 08:20; Në këtë kohë, drita e diellit rritë testosteronin si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat përgjatë stimulimit të hipotalamusit.

Në të dyzetat: 10:20; Seksi në këtë kohë rritë relaksimin dhe promovon pushimin.

Në të pesëdhjetat: 22:00; Me aq shumë aktivitet në mëngjes, nata është e përsosur për kënaqësi.

Në të gjashtëdhjetat: 20:00; Ka kaluar mjaftueshëm kohë që nga darka, kështu që është ideale të relaksoheni me partnerin.

Të flini

Në të njëzetat: 01:00; E rëndësishme është që t’i ndalni tabletët dhe celularët të paktën një orë para se të shkoni në shtrat.

Në të tridhjetat: 23:00; Gjumi në këtë kohë ju garanton një pushim të mirë, ju ndihmon t’i konsolidoni kujtimet dhe përmirëson vigjilencën përgjatë gjithë ditës tjetër.

Në të dyzetat: 23:30; Të shkoni për të fjetur para mesnatës rritë kualitetin e pushimit që bëni.

Në të pesëdhjetat dhe gjashtëdhjetat: 22:00; Është një ide e mirë që të lexoni ose të bëni ndonjë hobi tjetër para se të flini pasi që stimulimi mendor para gjumit ndihmon funksionin e kujtesës. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori