Kjo është e vërteta e paracetamolit që po bën namin në Facebook (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditët e fundit në Facebook është duke qarkulluar si virus një postim mbi një lloj paracetamolirrezikshëm që është në treg.

Në postimin e shpërndarë gjerësisht thuhet se paracetamoli përmban një virus të rrezikshëm.

"Keni kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetmol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes"., thuhet në këtë postim.

Në fakt, asgjë nuk është e vërtetë për lajmin në fjalë.

Të gjitha janë postime që kanë shkaktuar alarm të kot tek përdoruesit e Facebook-ut.

Shtuar më 11/01/2018, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori