Kjo është bima që ndalon menjëherë rënien e flokut
Këtë bimë shumë herë e keni pasur në dorë, por nuk keni pasur dijeni që ajo ju ndihmon kundër rënies së flokëve.

Rozmarina (Rosmarinus officinalis), siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët, ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.

Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime që mahnit me aromën e saj. Përdoret për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet.

Gjithashtu ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, por në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Receta:

Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.

Kjo përzierje është shumë e lehtë, prandaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

Sa shpesh: Provoni këtë trajtim, pasi të dilni nga dushi, të paktën një herë në javë, mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori