Kjo erëz magjike zhduk edhe rrudhën më të imtë
Farat anise, janë një lloj erëze që përveçse përdoret për t’u dhënë shije ëmbëlsirave apo ushqimeve, kanë veti magjike në trajtimin e rrudhave rreth syve.

Përbërësit:

1 grusht fara anise
1 gotë ujë

Përgatitja:

Shtoni farat anise në një tenxhere të vogël me ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë dhe pasi të ketë vluar largojeni nga zjarri që të ftohet.

Më pas, kur ajo ka lëshuar vlerat e saj ushqyese, kullojeni me anë të një kullese dhe hidheni përzierjen në një enë qelqi hermetike.

Përdoreni çdo mëngjes këtë “çaj” për të larë fytyrën tuaj, sidomos në zonat ku keni rrudha.

Do të shihni që më kalimin e kohës fytyra juaj do të përmirësohet shumë, sepse farat anise punojnë si një lloj botoxi, duke përmirësuar lëkurën tuaj pa shpenzuar shuma të mëdha parash për trajtime artificiale.

Një tjetër avantazh është se farat anise mund t’i gjeni lehtësisht në supermarkete apo dyqane barërash mjekësore, dhe mbi të gjitha në forma të ndryshme: fara apo pluhur./albeu.com/
Shtuar më 10/12/2016, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori