Loredana pozon me Neymar (VIDEO)

Reperja shqiptare, Loredana krahas karrierës muzikore komentohet edhe për jetën private.

Artistja me pre ardhje shqiptare e cila është mjaft e ndjekur dhe aktive edhe në rrjetet sociale dhe ndan me fansa edhe përditshmërinë e saj.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Sonnenbrille” ka pozuar përkrah futbollistit brazilian të PSG-së, Neymar. /albeu.com/

Loredana dhe Neymar shihen pranë një makine luksoze ndërsa përball tyre ndodhen kamera dhe fotografë të shumtë.

Reperja nuk ka zbuluar më shumë detaje duke nxitur edhe më shumë kureshtjen e fansave të tyre.

Në anën tjetër, ajo po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte, teksa edhe po punon në projekte të reja muzikore. Kujtojmë që reperja përveç kësaj është edhe një nënë e përkushtuar e një vajzë, që erdhi si rezultat i lidhjes për shumë vite me reperin Mozzik.


Shtuar 5.05.2022 22:30