Kishte 20 milion euro pasuri por vdes si i pastrehë
Kishte një pasuri e cila vlerësohej rreth 20 milionë euro por një 77-vjeçar nga Italia ndërroi jetë si një i pastrehë.

Pavarësisht pasurisë së tij, Guido Ricci i cili vdiq në moshën 77 vjeçare, ka jetuar gjithë jetën e tij në mes të katër rrugëve.

Gjithmonë duke lypur lekë, një pjatë gjellë të ngrohtë, paraqitej nëpër kokteile për të marrë ndonjë gjë nga banketi.

Ai kishte disa banesa, llogari bankare dhe agjensi imobiliare në Itali dhe jashtë shtetit.
Shtuar më 14/09/2013, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori