Arbën Ademi: Keqardhje që dy deputetët e BDI-së u larguan

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi i pyetur në lidhje me largimin e dy deputetëve nga kjo parti, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, tha se shpreh keqardhje për rrugën e zgjedhur nga këta dy deputetë.

Sipas tij, partia i ka trajtuar mirë, megjithatë vendimi është i tyre,

Ademi tha se në pikëpamje të shumicës parlamentare, kjo nuk ndryshon asgjë.

“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë, për arsye se prej mediumeve dje jemi njoftuar se janë përcaktuar për një rrugë tjetër politike, por opinioni dhe ju e dini se kanë qenë të trajtuar mirë. Kanë patur pozicione të larta partiake, politike brenda BDI-së, nga vet kryetari Ali Ahmeti gjithashtu janë trajtuar me përkëdhelie dhe kanë qenë bartës të përgjegjësive institucionale si rrjedhojë e besimit që ua ka dhënë BDI dhe qytetarët”, deklaroi Ademi.


Shtuar 18.07.2023 14:57