Kikiriku, mbrojtësi kryesor ndaj sëmundjeve të zemrës
Kikiriku është një produkt i cili nëse konsumohet rregullisht ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të zemrës. Në përgjithësi frutat e thata njoihen si ushqime të cilët ndikojnë në uljen e rrezikshmërisë së sëmundjeve të zemrës.

Nji studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë dhe kinezë, nxjerr në pah përfitime të konsiderueshme shëndetësore, ku përfshihen kikirikët si pjesë të dietës së përditshme. Vitin e kaluar, studiuesit kanë raportuar në një revistë mjekësore, që kikiriku frenon në mënyrë të konsiderueshme normat e parakohshme të vdekjeve që shkaktohen nga sëmundjet e zemrës, dhe gjithashtu ul mundësitë e vdekjes nga kanceri me 11 për qind.

Kikirikët përmbajnë një kombinim të pasur të acideve të pangopura yndyrore, vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë. Këto të gjitha bashkëveprojnë për të ulur kolesterolin dhe për të zvogëluar inflamacionin në trup. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori