Këto shenja tregojnë se mëlçia juaj nuk po funksionon
Mëlçia është një nga organet më të mëdha të trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike.

Mbajtja e mëlçisë e pastër dhe e shëndetshme është një domosdoshmëri për shëndetin e përgjithshëm. Ajo merr pjesë në procesin e tretjes së ushqimeve dhe ruajtjen e vlerave ushqyese, në largimin e toksinave nga trupi dhe një funksion i reduktuar i saj do të çonte në ndërtimin e indeve yndyrore toksike në trup.

Nëse keni këto shenja dhe ju shoqërojnë për një kohë të gjatë, atëherë mos i konsideroni si të parëndësishme, tregojnë për mosfunksionim siç duhet të mëlçisë:

- Lodhje kronike

- Letargji

- Ankth dhe ndjenë depresioni

- Probleme me tretjen

- Dhimbje koke

- Dhimbje kronik e muskujve

- Probleme me lëkurën

- Gazra

- Fryrje dhe dhimbje barku

- Diarre ose kapsllëk

- Çekuilibër hormonal

- Shtim në peshë.

Duhet të keni parasysh se kjo listë e simptomave nuk është gjithë përfshirëse. Duhet të keni parasysh se si shumica e çështjeve të tjera

metabolike, ndryshimet së pari duhet të vijnë në dietë. Gjithashtu zakonet që ndikojnë në shëndetin e mëlçisë duhet t’i eliminoni si alkoolin, duhanin, yndyrën, etj. Gazeta Shëndeti
Shtuar më 18/07/2017, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori