Këto shenja në fytyrë ju tregojnë se keni probleme shëndetësore
Jetesa dhe rutina e përditshme nuk shkon gjithnjë krah për krah me shëndetin tonë. Puna, pagesat e detyrimeve të banesës si dritat, uji, mungesa e gjumit, zhurma e fëmijëve, çështjet financiare, lodhja e tepërt, kequshqyerja, janë të gjithë faktorë që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.

Por, le të marrim në konsideratë kequshqyerjen e cila ndikon që të mos marrim vitaminat e duhura, që trupi i ka të domosdoshme. Për fat të mirë trupi ynë reagon shpejt nëse diçka nuk funksionon siç duhet, transmeton noa.

Ka disa simptoma të mungesës së vitaminave që shfaqen në fytyrat tona. Këto mund të tregojnë çështje shëndetësore të cilat mund të kenë një ndikim serioz në shëndetin mendor, shëndetin e kockave dhe pjellorinë, dhe ia vlen t'i kushtohet rëndësi. Ja cilat shenja duhet t’u kushtoni vëmendje kur t’i shihni në pasqyrë.

1. Sytë e skuqur

Shumica prej nesh ndjehemi të lodhur pothuajse gjatë gjithë kohës, dhe kemi sy të fryrë shpesh fajin ia vëmë mungesës së gjumit. Por, kjo është gjithashtu një simptomë e mungesës së jodit. Kur një mangësi jodi është e rëndë, mund të ndodhin dëmtime të rënda të trurit. Për të rikuperuar mungesën e jodit, mund të konsumoni më shumë peshk, bukë, vezë, dhe qumësht në dietën tuaj.

2. Buzët e zbehta

Mungesa e hekurit është një problem i përhapur, veçanërisht te gratë, të cilat e humbasin për shkak të menstrucioneve. Simptoma të tjera që mund të vëreni janë lodhja dhe vështirësi në frymëmarrje. Ju gjithashtu mund të ndjeni gjuhën tuaj të fryrë. Për të rikuperuar mungesën e hekurit duhet të keni një dietë me mish të kuq, mëlçi, peshk, bishtajore dhe perimeve të gjelbra.

3. Skuqje e vazhdueshme e fytyrës

Skuqja e fytyrës është shenjë e mungesës së vitaminës B12. E njëjta gjë vlen edhe nëse keni çarje në cep të gojës suaj. Nëse keni ndjeshmëri të lehta, anemi, ënjtje të fytit, shije të hidhur, dhe gjuhë të fryrë, atëherë këto gjithashtu mund t'i atribuohen mungesës së vitaminës B12. Për këtë duhet të konsumoni kërpudha, spinaq, mish qengji, bajame, domate, dhe kos.

4. Flokët e thatë

Flokët e thatë janë shenjë e mungesës së vitaminës C, e cila mund të shfaqet, jo vetëm me flokë të thatë, lëkurë dhe mishra të gjakosura, por edhe nëse keni mavijosje të fytyrës. Simptoma të tjera të tilla si lodhja, humbja e peshës mund të jenë tregues se nuk jeni duke marrë mjaftueshëm vitaminë C. Për këtë ju duhet të hani më shumë portokall, sallatë jeshile, brokoli, luleshtrydhe, rrush dhe kivi.
Shtuar më 15/05/2017, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori