Këto janë rreziqet kryesore të pirjes së duhanit
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përdorimi i duhanit shkakton sëmundje dhe goditje kardio-vaskulare, si edhe mund të sjellë vdekjen e parakohëshme të 3 milionë njerëzve në vit.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, duke shkaktuar afro 18 milionë vetë në vit. Organizata Botërore Shëndetësore ia atribuon 3 milionë nga këto vdekje përdorimit të duhanit dhe eskpozimit ndaj duhanit.

Douglas Bettcher është drejtor i OBSH-së për parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme. Ai thotë se shumica e njerëzve e dinë se duahni rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të mushkërive, por studimet tregojnë se shumë prej tyre nuk e dine që përdorimi i duhanit nxit sëmundjet e zemrës dhe goditjet në zemër.

“Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës. Dhe në shumë vende, këto mangësi në njohuri janë shumë të thella. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani shkakton goditje kardio-vaskulare është për shembull në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”, shprehet ai.

Menaxheri i kontrollit të përdorimit të duhanit në OBSH, Vinayak Prasad, thotë se njohuria mund të shpëtojë jetë.

“Nëse ndalon duhanin, rreziku nga sëmundjet kardio-vaskulare eliminohet për 15 vjet. Pra 15 vjet pasi ke lënë duhanin, rreziku është i njëjti sikur të mos kishe prië kurrë duhan”, thotë Prasad.

OBSH njofton se përdorimi i duhanit ra nga 27 për qind në vitin 2000 në 20 për qind në vitin 2016. Megjithatë oragnizata shton se duhani shkakton vdekjen e mbi 7 milionë vetëve në vit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se mbi 80 për qind e përdoruesve të duhanit, jetojnë në vendet në zhvillim dhe kjo shifër po rritet.

OBSH-ja vë në dukje se përdorimi i duhanit është në rënie në të gjitha rajonet përveçse në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.


Shtuar më 03/06/2018, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori