Këto janë mënyrat më të mira për të ulur temperaturën
Pëlqej
Nëse jeni bërë prind, me siguri e dini se sa e vështirë mund të jetë për ju, kur fëmija juaj ka temperaturë dhe ethe. Kjo është një situatë shumë shqetësuese, veçanërisht për disa prindër të cilët preferojnë të mos i mësojnë fëmijët e tyre me ilaçe.

Por, në këto raste ju vijnë në ndihmë disa metoda natyrale për uljen e temperaturës. Janë shumë efektive dhe për më tepër nuk kanë efekte anësore. Ja disa prej tyre:

Patate e qëruar
Qëroni pataten dhe prejeni në feta mesatare. Vendosni nga një fetë patate nën këmbët e tij dhe vishini më pas çorapet. Pas vetëm 5 minutash ai do të ndihet shumë më mirë.

Raki dhe ujë
Holloni një filxhan të vogël raki me pak ujë në një tas. Zhysni një copë në të, shtrydheni dhe vendoseni në këmbët e tij që temperatura të ulet në pak kohë.

Mbajeni në ambjente të ftohta
Mbajeni fëmijën tuaj në ambjente sa më të ftohta në rast se ka temperaturë të lartë. Nëse ai dëshiron të dalë jashtë, mos e ndaloni.

Mos e vishni shumë trashë
Përpiquni ta vishni atë me sa më pak rroba të mundni. Kështu, fëmija do të humbasë ngrohjen e trupit më shpejt. Nëse ai dridhet, mbulojeni me batanije sa më të lehta.
Shtuar më 22/09/2018, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori