Këto barna mund të vrasin 10 milion persona deri në 2050
Shumica prej nesh kemi përdorur antibiotikë në ndonjë fazë të jetës sonë – qoftë për ta trajtuar ndonjë infeksion në vesh, për ta mposhtur ndonjë ftohje në fyt apo për ta trajtuar kollin.

Por, kur rezistenca ndaj antibiotikëve po vazhdon të bëhet një problem në rritje anë e mbanë botës, shpeshherë është vështirë të bëhet një lidhje me baktereve që i rezistojnë këtij ilaçi dhe vetes tonë.

Doktorët thonë se kur bëheni rezistent ndaj ndonjë infeksioni të zakonshëm, ky është problem i madh të cilin jemi duke e injoruar njësoj sikurse ngrohjen globale.

Sëmundjet që i rezistojnë antibiotikëve priten t’i vrasin deri në 10 milionë njerëz në vit deri në vitin 2050. Dhe nuk ka qenë e lehtë të gjenden ilaçe të reja për t’i qëndruar para këtij problemi.

Shumë kompani të mëdha farmaceutike kanë ndaluar prodhimin e antibiotikëve të ri, ndërkaq ilaçet që janë në zhvillim janë duke u ballafaquar me bllokada të shumta.

Organizatat qeveritare ndërkombëtare, si ajo e Qendrave për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, kanë paralajmëruar për rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, duke thënë se së shpejti do të futemi në “epokën post-antibiotike”.
Shtuar më 13/01/2019, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori