Këtë produkt bukurie flakeni tutje pasi të keni kaluar gripin
Edhe pse makijazhi mund të na bëjë të dukemi ''njerëz'' kur jemi me grip ose të ftohur, produktet e bukurisë mund të jenë të dëmshme pasi janë të afta të mbajnë mikrobet për të na sëmurur përsëri.

Morgan Statt, një studiues i shëndetit dhe sigurisë për ConsumerSafety.org, tha për ''The Independent'' se, ka rreziqe të shumëfishta shëndetësore që duhet të merren parasysh për kozmetikën.

Mikrobet e të ftohurës ose gripit mund të jetojnë në produktet kozmetike, së bashku me llojet e tjera të baktereve që na sëmurin.

Më tepër kujdes duhet të bëjmë nga buzëkuqët, të cilin nëse e përdorni gjatë kohës që keni qenë e sëmurë, duhet ta hidhni pasi të jeni shëruar.
Shtuar më 01/03/2018, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori