Këshillat e mjekut në rast helmimi
Sezoni veror ka sjellë rastet e para të problemeve shëndetësore. Çdo ditë në shërbimin infektiv në QSUT janë paraqitur persona të helmuar nga ushqimi

Kjo për shkak të mos respektimit të kushteve të higjienës si dhe konsumit të ushqimeve në restorante apo dhe tek ambulatorë që tregtojnë produkte të ndryshme, pa plotësuar kushtet e nevojshme.

Shefja e shërbimit infektiv, Najada Çomo, thotë për TCH, se temperaturat e larta bëhen shkak për të shkaktuar infeksione të traktit tretës dhe atij respirator.

Ajo bën thirrje për larje sa më të shpeshtë të duarve, të atyre që frekuentojnë zonat turistike edhe për ata që qëndrojnë në shtëpi. Çomo tërheq vëmendjen edhe për ata të cilët në fundjavë i drejtohen detit me ushqime të marra nga shtëpia.

Mjekja shprehet se pavarësisht se ushqimet e marra me vete gatuhen në kushtet e mira, por temperaturat e larta bëjnë që ato të shkaktojnë infeksion. Ajo këshillon edhe largimin nga ushqimet me shumë kalori.

Shtuar më 21/07/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori