Këshillat e duhura për të eleminuar ankthin e mëngjesit
Ankthi i mëngjesit është një problem që mund të shfaqet te shumë individë dhe për këtë është e këshillueshme që personat e ndryshëm për të realizuar këtë duhet që të mos jenë vetëm të fikusuar tek ilaçet pasi ekzistojnë dhe mënyra të ndryshme natyrale që ju ndihmojnë për të qëndruar larg tij.

Disa nga këshillat që ju ndihmojnë për ktë janë;

Zgjohuni herët
Studimet tregojnë se njerëzit të cilët flenë më shumë se 9 orë gjatë natës, kanë më tepër shanse të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe të kenë probleme të tjera shëndetësore. Gjithashtu, kjo është zgjidhja më e mirë për të pasur një lëkurë të freskët.

Bëni ushtrime
ushtrimet fizike të mëngjesit janë mënyra më e mirë që ju ndihmojnë poër të qenë sa më larg stresit. Mund të bëni disa ushtrime të thjeshta sapo të zgjoheni psh. kërcim me litar ose joga. Provojeni dhe do të habiteni sa i bukur do t’ju duket mëngjesi.

Hani mëngjes të shëndetshëm
Zgjidhni për mëngjes vezë, kos, fruta, perime dhe do të shikoni ndryshime nëse vuani nga gjendja e ankthit. Zarzavatet jeshile janë të pasura me magnez dhe klorofil, i cili ndihmon në lehtësimin e tensioneve dhe të ankthit.

Ulni sasinë e kafeinës
Konsumimi i lartë i kafes rrit tensionin e gjakut dhe nivelet e stresit duke përkeqësuar ndjenjën e ankthit në mëngjes. Në vend të kafes mund të konsumoni çaj jeshil, edhe pse çaji jeshil përmban kafeinë është më i shëndetshëm se kafja.

Ulni konsumimin e sheqerit
Sasia e lartë e sheqerit në gjak ju bën të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur prandaj kini kujdes!

Pini shumë ujë
Uji gjithmonë është cilësuar s në produkt i cili ka një rëndësi të veçantë në organizmin tonë. Pini 8 gota ujë në ditë, dhe jo vetëm do lehtësoni ankthin, por do të arrini të keni një metabolizëm më të shëndetshëm. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori