Këshillat e duhura për duart të buta
Duart janë pjesa e kontaktit të përditshmëm me çdo gjë, kujdesi për to është shumë i rëndësishëm, sidomos gjatë stinës së dimrit ku ato kanë dhe më shumë nevojë për kujdes. Shpesh ne nuk e dimë se mbrojtja e tyre është më e lehtë nga se ne mund ta mendonim.
Që të kemi një lëkurë sa më të butë të duarve duhet që të ndjekim disa këshilla si;

Mbaj gjithmonë doreza, edhe kur del shëtitje, edhe kur bën punët e shtëpisë. Enët duhet t’i lash gjithmonë me doreza.

Pas larjes së duarve, lyeji gjithmonë me krem zbutës. Ky proces të kushton vetëm disa minuta, ndaj mos e anashkalo! Masazhoji butësisht, pa harruar që edhe para gjumit t’i zbutësh me një krem të mirë dhe shkëlqyes. Vendose kremin në pjesën e prapme të dorës dhe fillo duke e masazhuar lehtësisht në formë rrethore.

Gjatë dushit, trajtoji duart siç duhet, duhet që ato të marrin masën e duhur me vaj dhe lagështi, aq sa i nevojitet lëkurës. Nëse vendos losione dhe kremra menjëherë pas dushit, do të jetë më mirë dhe më shumë efekt. Vaji që mund të përdorësh për duart mund ta zgjedhësh sipas dëshirës (vaj ulliri, vaj bajame, vaj ricini etj.)

Mbroji duart nga infeksionet! Hudhra ka përbërës antiseptik, kështu që siguron mbrojtjen nga infeksionet. Një trajtim tradicional është qumështi dhe hudhra e shtypur duke i përzier dhe masazhuar me masën e krijuar lëkurën e duarve. Pas 20 minutash, shpëlaji duart me ujë, nuk do keni nevojë për pastrues, sepse ky losion largohet menjëherë.

Përdor mjaltë me lëng limoni! Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse ke folur më parë me një dermatologe ose estetiste, do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori