Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 58-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shqipëri, ku si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit përparim, ka humbur jetën një person.

Një automjet, i cili po lëvizte në këtë aks ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe për pasojë ka humbur jetën një 58-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 21.07.2023 22:43