“Ik, ik!” Vrasja e shqiptarit në Athinë, banori: Ishte ende gjallë në lokal, autorët “u zhdukën” me makinë

Një  ngjarje e rë ndë  ka ndodhur mbrë më  në  Athinë  ku një  shqiptar ka mbetur i vrarë  pasi u që llua aksidentalisht nga bashkatdhetarë t e tij.

Sipas medieve greke  gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në lokal dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.

Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë lokalit dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dhe plumbi ka kapur një klient, i cili ishte shqiptar, por nuk kishte lidhje me grupin. Ai ishte ulur për të parë ndeshjen.

Shqiptari mbeti i plagosur, por humbi jetë n në  spital nga plagë t e marra.

Policia gjeti një  xhip të  tipit amerikan në  vendngjarje  që ndoshta i përkiste njerit prej anëtarëvetë grupit shqiptar.

Banorët e zonës u prononcuan për mediat greke lidhur me ngjarjen e rëndë.

Një banor tha se u dëgjuan 5-6 të shtëna me armë, pak para se të vdiste, viktima ishte i shtrirë në tokë dhe po fliste me një vajzë. Ai tregoi se pas ngjarjes së rëndë situata ishte kaotike ndërsa rrëfeu momentin kur pa autorët të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

 “Dëgjova 6 apo 7 të shtëna, u hodha jashtë dhe pashë njerëz. Viktima ishte shtrirë dhe fliste me një vajzë Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.

/Albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 08:45