Nuk kanë fund sulmet me raketa ruse, të paktën 4 të vdekur në Lviv

Sulmet me raketa ruse në Lviv gjatë orëve të para të mëngjesit sot, 6 korrik, vranë kater persona dhe plagosën disa të tjerë, tha kryebashkiaku i qytetit perëndimor të Ukrainës.

“Kemi 4  të vdekur, tetë të pagosur dhe dhjetëra apartamente të dëmtuara”, tha kryebashkiaku Andriy Sandovy përmes Telegram.
Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar pasi “mund të ketë të tjerë nën rrënoja”, sipas Sandovi.

Ishte një “goditje e drejtpërdrejtë” në një ndërtesë apartamentesh nga forcat ruse, pohoi gjithashtu përmes Telegramit kreu i komandës ushtarake rajonale, Maxim Kozhitsky, raporton BBC.

Sipas kryebashkiakut Sandovi, në qytet janë dëmtuar “60 banesa”. Njoftimet e fundit nga zyrtarët pasuan alarmet në pjesën më të madhe të Ukrainës mbi raportet e raketave ruse që hynë në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Qindra kilometra larg vijës së frontit, Lviv dhe rrethinat e tij janë sulmuar në mënyrë të përsëritur që kur ushtria ruse pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.
Natën e 19-20 qershorit , infrastruktura “kritike” në Lviv u godit nga UAV-të ruse. raportoi zoti Kozicki.

Pesë persona u vranë në mars në një bastisje ruse që goditi një zonë banimi në Velika Vilchanitsa, Rajoni i Lviv ./Albeu.com/