Këshilla për një tru të shëndetshëm
Njerëzit shpesh kanë probleme me memorjen e kanë të vështirë të mbajnë mend se ku i kanë lënë çelësat, çadrën në rast shiu, portofolin etj, mos u shqetësoni se kjo nuk do të thotë se ne jemi të prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Këto janë probleme që mund tju ndodhin të gjithëve, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhemi.
Sipas studiuesve ka disa mënyra që ne ta mbajmë të shëndetshëm trurin tonë. Këto mënyra janë;

Hani ushqim për një tru të shëndetshëm
Ushqimi i cili përbëhet nga i ashtuquajturi ushqim “junk” mund ta shndërrojë trurin tuaj në të njëjtën gjë, pasi që transyndyrat dhe yndyrat e ngopura, të pranishme shpesh në ushqimin e përpunuar mund të veprojnë negativisht në sinapsat në tru. Sinapsat lidhin neuronet në tru dhe janë të rëndësishme për mësim dhe kujtesë. Nga ana tjetër, ushqimi i balancuar i pasur me acide yndyrore omega-3 që i gjejmë në salmon, arra dhe kivi.

Ushtrimet
Sipas studimeve ushtrimet e mira po ashtu mund të përmirësojnë kujtesën tuaj, do t’ju ndihmojnë të mendoni më qartë dhe reduktoni rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve kognitive. Pasi që ushtrimet shkaktojnë stres të lehtë në trup, duke e marrë energjinë e çmuar të nevojshme nga ana e trurit ato nxisin lirimin e kimikateve që i quajmë faktorë të rritjes, të cilat i bëjnë neuronet e trurit më të forta dhe më të shëndetshme.

Truqet e memories
Mbajtja e informatave të ruajtura në bankat e memories dhe mirëmbajtja e memories me moshën, po ashtu mund të jetë çështje e kontrollit të mendjes. Për shembull, besimi në aftësitë tuaja kognitive mund të ndikojë në atë se sa mirë funksionon kujtesa juaj, veçanërisht tek personat më të moshuar. Disa persona më të moshuar kanë tendencë të fajësojnë moshën për lëshimet në kujtesë, por pavarësisht asaj a është ajo apo jo shkaku, ata kështu mund ta parandalojnë veten të përpiqen së përkujtuari.

Pushoni
Gjumi ia jep trurit tuaj rastin për të riprodhuar përsëri kujtimet e ditës dhe t’i bashkojë për ruajtje afatgjate. Sipas një hulumtimi, truri mund të kryejë kontrollin shumë më shpejt kur flini se sa kur jeni të zgjuar, kështu që mësimi gjatë tërë natës tipik për shumicën e studentëve definitivisht nuk rekomandohet. Gjumi i pasditëss prej 90 minutash mund të ndihmojë të forcohen kujtimet afatgjate, si ndodhitë ose shkathtësisë që tentoni t’i përvetësoni. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori