Kërpudhat burim i vitaminës D nëse i gatuani kështu
Pëlqej
Kërpudhat duhet ti lini direkt në diell rreth 60 minuta në mes orës 10 dhe 15, dhe të përgatitura kështu ofrojnë doza të mëdha vitaminës D që nuk shkatërrohen nga gatimi.

Kërpudhat kanë aftësinë e transformimit të dritës UV në vitaminën D, pohon dr. Michael F. Holick nga Qendra universitare mjekësore në Boston. Për të qenë njëlloj efikase si edhe shtesat e vitaminës D në tableta kërpudhat para ngrënies duhet të ekspozohen në dritën e diellit.

Vitamina D është përbërësi kyç i imunitetit të shëndetshëm dhe është i domosdoshëm për shëndetin e eshtrave dhe muskujve sepse pa të kalciumi nuk mund të absorbohet në organizëm, transmeton Koha.net. Në studim shkencëtarët i kanë ndarë të anketuarit në dy grupe, ku njëri ka marrë shtesa të vitaminës D në tableta, ndërsa grupi tjetër ka ngrënë kërpudha të “rrezitura.”

“Në fund të studimit nuk ka pasur dallim të dukshëm në mes kërpudhave dhe tabletave, përveç që kërpudhat megjithatë kanë formë më natyrale”, ka përfunduar dr. Holick.

Ai shpjegon se si membrana e kërpudhës vepron si lëkurë njerëzore dhe krijon vitaminën D në saje të diellit. Kërpudhat pas mbledhjes duhet të ekspozohen direkt në dritën diellor në mes orës 10 në mëngjes dhe 15 pasdite për 60 minuta.

Cilido lloj i ngrënshëm i kërpudhave i jep trupit dozat e nevojshme të vitaminës D. Gatimi i mëpasshëm i kërpudhave nuk ndikon në nivelin e vitaminës në kërpudha i cili në mënyrë të përkryer është stabil dhe gjatë temperaturave të larta. /albeu.com/

Shtuar më 16/07/2017, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori