Keni shtuar kile nga festat e fundvitit? Ja si mund të riktheheni në formë
Pëlqej
Tundimit të ushqimit të festave të fundvitit nuk mund ti bëjë ballë askush, por nga ana tjetër, ngrënia e tepërt dhe me kalori të shumta ka nevojë për një dietë detoksifikimi në mënyrë që trupi juaj të shkojë në gjendjen që ishte para konsumit të ushqimeve gjatë ndërrimit të viteve.

Ndaj këto janë ushqimet që duhet të konsumoni duke nisur nga e hëna deri të dielën.

E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ nutricionistja Albana Dako jep për të gjithë një dietë të specifikuar javore për t’u rikthyer në formë sikur kemi qenë para festave.

E hënë
Mëngjesi-lëng portokalli, 2 mollë
Mesditë-1 portokall, 1 mollë
Dreka-supë perimesh dhe fileto pule ne avull
Pasdite -1 portokall,1 mollë
Darka-perime të ziera

E martë
Mengjesi-2-3 kivi
Mesditë-lëng shege
Dreka-sallatë lakër e bardhe /e kuqe dhe karotë dhe fileto peshku
Pasdite -2 kivi
Darka-Një pjatë thjerrëza

E mërkurë
Mëngjesi-1 banane
Mesditë-lëng molle -karotë
Dreka-rizoto me perime dhe fileto pule në avull
Pasdite -1 banane
Darka-supë pule

E enjte
Mëngjesi-lëng portokalli
Mesditë-3-4 mandarina
Dreka-supë brokoli dhe peshk me perime
Pasdite -3-4 mandarina
Darka-sallatë cezar

E premte
Mëngjesi-1/4 ananas
Mesditë-lëng shege
Dreka-fasule dhe sallatë spinaqi
Pasdite – lëng karote
Darka-2 vezë omletë(me perime sipas dëshirës)

E shtunë
Mëngjesi-lëng molle-panxhar-karotë
Mesditë-2 kivi
Dreka-supë patate-finokio dhe role pule me perime sipas dëshirës
Pasdite -2 kivi
Darka-supë legume (bishtajore-fasule, bizele, thjerrëza, sojë)

E diel
Mëngjesi-lëng qitro
Mesditë-1/4 mango
Dreka-supë kungull-karote dhe fileto pule në avull me brokoli dhe lulelakër
Pasdite -1 banane
Darka-perime të ziera

Konsumoni çajë bimore me shumice gjatë ditës, erëza me shumicë, limon jo uthull në sallatë dhe sasi të limituara yndyre.
Shtuar më 03/01/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori