Keni programuar takimet për shëndetin?
Kontrolli Gjinekologjik është një kontroll për të cilin secila femër duhet që të kujdeset dhe ta konsiderojë atë si një obligim. Të jeni një femër e bukur dhe moderne nuk do të thotë që vetëm të dukeni bukur, apo të visheni bukur, por më e rëndësishmja është që të keni kujdes për shëndetin tuaj, e posaçërisht për shëndetin e pjesëve tuaja intime.

Duke patur parasysh shpeshtimin e disa infeksioneve më pak të rrezikshme të organeve reproduktuve, sëmundjeve të ndryshme seksualisht të transmetueshme, e deri tek sëmundjet shumë serioze, sic është kanceri i mitrës dhe vezorëve, është shumë i rëndësishëm kontrollimi gjinekologjik si masë parandaluese për këto sëmundje.

Depistimi nënkupton përdorimin e një testi apo kontrolli për të parë nëse ka prani të ndonjë sëmundjeje, para se të shfaqet ndonjë simptomë. Testet e depistimit të kancerit janë efikase kur e diktojnë sëmundjen në fazë të hershme, e cila con ne nje trajtim me efikas. (Qëllimi i testeve diagnostikuese është gjetja, diagnostikimi dhe identifikimi i shkaqeve të simptomave. Testet diagnostikuese mund të përdoren edhe për të kontrolluar një person që konsiderohet se është i ekspozuar ndaj një rreziku të lartë të kancerit.)
Nga të gjitha llojet e kancerit gjinekologjik, vetëm për kancerin cervikal ekziston një test diagnostikues. Pap test-i, i cili mund ta zbulojë kancerin në fazë të hershme, ku trajtimi mund të jetë më efikas.

Si rregull, duhet të konsultoheni me një mjek të përgjithshëm nëse keni hemorragji, dhimbje në zonat abdominale apo pelvike, apo sekrecione jo normale. Gratë që kanë kaluar menopauzën e që kanë hemorragji të pazakonta vaginale apo shenja gjaku duhet të vizitohen menjëherë, pasi ky mund të ishte tregues i kancerit endometrioz.

Simptomat e kanceritvezoreve mund të jenë të paqarta e të theksohen me kalimin e kohës. Nëse keni simptoma të tilla si; fryrje barku dhimbje në zonën pelvike apo një ndjenjë diskomforti, ndjesinë e të qenit i fryrë menjëherë pas ngrënies, një shtim apo pakësim të pashpjegueshëm të peshës, ndryshime në daljen jashtë apo urinim të shpeshtë për më shumë se dy javë, konsultohuni me mjekun tuaj. Identifikimi i hershëm i çfarëdolloj problemi rrit shkallën e mbijetesës dhe kurimit. Pap test-i nuk e zbulon kancerin e vezoreve.

Gratë që kanë trashëguar një mutacion gjenetik të njohur si Sindroma Lynch kanë një risk prej 80% të kancerit endometrioz. Edhe në këtë rast, është e rëndësishme të flisni me mjekun rreth historisë së familjes suaj për të parë nëse nevojitet t’i nënshtroheni një vlerësimi më të thellë me ekspertët tanë.
Shtuar më 12/01/2015, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori