Keni kohë pa kryer marrëdhënie seksuale, mësoni çfarë i ndodh trupit tuaj
Ka shume arsye qe jeta seksuale te frenohet. Por këtu problemi nuk qëndron vetëm tek momenti dhe kënaqësia. Ne këtë rast, krijohet një efekt domino dhe pasojat shtrihen edhe me gjere.
1. Do te përjetoni me shume ankthin. Sipas një kërkimi skocez, çiftet qe kane një jete seksuale te vaket, përjetojnë me shume ankthin. Një nga shenjat me te qarta është mungesa e dëshirës për te folur ne publik. Dihet qe gjate marrëdhënies seksuale, hormonet seksuale, endorna dhe oksitocina ndihmojnë ne relaksimin e organizmit.
2. Rritet rreziku i tumorit te prostatës. Kjo sigurisht e shprehur tek meshkujt. Kështu, ne lidhje me këtë, nje studim i American Urological Association ka provuar se meshkujt qe kane te rralla marrëdhëniet seksuale kane një probabilitet 20% me te madh se sa ata qe kryejnë me shpesh seks për tu prekur nga kjo semundje.

3. Dobësohet sistemi imunitar. Ne këtë rast, ata janë me te rrezikuar për tu prekur nga gripi dhe sëmundje te tjera stinore. Një studim i Wilkes-Barre University Pennsylvania, ka treguar se seksi ndikon drejtpërdrejtë ne rritjen e immunoglobulinës A (IgA), një antitrup i mirëllte kundër viruseve.

4. Ulet rreziku i infeksioneve te traktit urinar. Përgjithësisht, 80% e infeksioneve urinare lindin 24 ore pas kryerjes se marrëdhënieve seksuale. Gjate aktit, bakteret e vaginës tentojnë te shkojnë për kah uretra, ku çojnë ndërkohë dhe infeksionin. Pra këtu kemi te bëjmë me një ane pozitive te mos kryerjes se marrëdhënieve.

5. Rrit pasigurinë ne çift. Moskryerja e marrëdhënieve ul pa dyshim kënaqësinë e te qëndruarit ne çift. Kjo gjë nxit lindjen e ndjenjës se fajit, godet vetëvlerësimin dhe ul nivelin e prodhimit te hormoneve qe përmendem me sipër. Megjithatë, kjo nuk do te thotë qe këto çifte janë domosdoshmërish te pa kënaqur. E vërteta është se seksi është një nga mënyrat kur një çift shpreh intimitetin e tij.


Shtuar më 14/07/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori