Muç Nano “i përvishet” Edi Ramës: U bë si shpend grabitqar e buracak, po i trajton demokratët si lecka

Gazetari Mustafa Nano është shprehur se kryeministri Edi Rama me daljen e tij të fundit publikë në komunikimin me demokratët, spo bën gjë tjetër veçse po i trajton këta të fundit si lecka.

Nano ka renditur një sërë arsyesh pse dalja e fundit e Ramës duhej evituar, pasi sipas tij ishte tejet provokative.

“Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.

Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo”, është shprehur Nano./albeu.com/

 


Shtuar 9.01.2022 22:21