Katër arsye për të pirë më shumë ujë
Dehidratimi është gjë serioze. Konsumimi i sasive të vogla të ujit mund të shpie në humbje të ndjenjave, në marramendje, dhimbje të kokës, lodhjes, humbje të forcës dhe qëndrueshmërisë, pulsi shpejtohet, sistemi i imunitetit dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe keni probleme të përqendroheni.

Pra, mungesa e ujit vërtet se mund të shkaktojë shumë pasoja në trupin e njeriut.

Por, përveç pasojave të lartcekura, më poshtë i keni edhe disa arsye tjera se përse duhet të konsumoni më shumë ujë.

Stërvitje më të mira
Uji ndihmon në dërgimin e oksigjenit te muskujt dhe i bën ata më efiçientë kur stërviteni. Aq më shumë ujë që ka brenda qelizave muskulore, aq më mirë ato do ta kryejnë punën e tyre.

Humbje peshe
Kur jemi të dehidratuar, ne pijmë lëngje tjera të cilat janë në dispozicion, e këto shpijnë në shtim të peshës dhe fryrje të barkut. Prandaj, konsumimi i ulët i ujit ndikon në mënyrë indirekte në humbjen e peshës.

Konsumimi i ujit jua qetëson kokën…
Nëse jeni duke pasur nivele të vogla të energjisë, dhimbje të kokës, etj., – atëherë këto janë shenja klasike që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë.

Uji e pastron gjakun
Rreth 90% e enëve tona të gjakut janë ujë. Në raste të dehidratimit, trupi e ‘vjedhë’ ujin nga gjaku, kështu kapilarët e vogël mbyllen, kjo rrjedhimisht e trashë gjakun dhe shpie në bllokim të enëve të gjakut. Cili është problemi këtu? Epo, këto shpijnë në hipertension, kolesterinë të lartë dhe sëmundje të zemrës.
Shtuar më 13/07/2018, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori