Kastraveci dhe vetitë e tij kuruese
Kastraveci ishte një nga perimet e para që kultivohej sistematikisht në Lindje, për arsye se 96% të tij përbëhet nga uji dhe përdorej kryesisht për të freskuar organizmin e për të shuar etjen. Megjithëse pjesa më e madhe e kastravecit është ujë, kjo nuk do të thotë që ai nuk përmban substanca të vlefshme për organizmin. Përkundrazi, kastraveci është mjaft i pasur në kalcium, kalim, fosfor, si dhe vitamina A dhe C. Kaliumi i kastravecit ndihmon në ruatjen normale të tensionit, ndërsa mineralet e tjera ndihmojnë për të patur thonj të fortë dhe flokë të shëndetshëm.

Për arsye të kalorive të pakta që përmban, kastraveci përbën një ushqim të rëndësishëm për ata persona që duan të humbasin në peshë. Në Indi e përdorin kastravecin për të ekuilibruar shijen pikante të gjellëve të tyre.

Gjatë periudhës së Mesjetës, njerëzit e shtresave të ulëta të shoqërisë, vinin pranë jastëkut të fëmijës së sëmurë një kastravec, duke shpresuar se freskia e tij do të merrte me vete temperaturën e fëmijës.

Dr. Gerard, një botanolog anglez i shekullit të 16-të, u rekomandonte pacientëve të tij lëng kastraveci për të luftuar problemet e mushkërive, të stomakut dhe kundër cisteve. Ai ishte i mendimit se kastraveci i mbushte venat me lëng rigjallërues. Studime të mëvonshme kanë provuar se kastraveci ka me të vërtetë mjaft veti kuruese.

Vetitë kuruesekastravecit janë:

Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në irritimet e lëkurës e sidomos të syve.

Kastraveci ka aftësi diuretike, çka e bën atë një faktor të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet urinare.

Kastraveci përmban disa substanca të quajtura sterole, të cilat ulin nivelin e kolisterinës së dëmshme në gjak.

Kastraveci rrit jashtëqitjen e toksinave dhe acidit urik nga veshkat. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2011, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori