Malaga refuzon gjysmë milion euro për Keidi Baren

Malaga refuzon 500 mijë euro për Keidi Baren, duke iu referuar asaj që raportojnë mediat spanjolle.

Edhe pse e ka nxjerrë në shitje, klubi andaluzian nuk ka pranuar një ofertë të ardhur Rayo Vallecano, skuadër që luan gjithashtu në Segunda Division.

Malaga e ka kthyer mbrapsht këtë ofertë, pasi e ka cilësuar shumë të ulët.

Edhe pse janë në vështirësi serioze financiare dhe rrezikojnë falimentimin, drejtuesit e Malagas nuk kërkojnë ta lejojnë të largohet për një çmim të lirë mesfushorin e kombëtares shqiptare, të cilin e vlerësojnë shumë më tepër dhe kërkohet në La Liga.


Shtuar 5.01.2020 19:52