Kanceri, studimet në një moment historik
Kompania britanike "Cancer Research UK" e vlerësuar sa interesant dhe të rëndësishëm studimin më të fundit lidhur me sëmudjet kacerogjene.

Shkencëtarët theksojnë se me hulumtimet e tyre në lidhje me kancerin kanë arritur në një moment historik, pasi kanë renditur 21 mutacione të mëdha që fshihen pas pjesës më të madhe të tumoreve.

Ndryshimet shkatërruese të kodit gjenetik përllogariten në 97% të 30 kancereve më të zakonshme. Gjetja e asaj se çfarë i shkakton këto mutacione mund të çojë në trajtime të tjera ndaj kancerit. Disa prej tyre, siç është duhanpirja, janë të njohura, por më shumë se gjysma e tyre përbën ende një mister.

Ekipi ndërkombëtar i kërkuesve po studionte shkaqet e këtyre mutacioneve, si pjesë e një analizave më të gjera të gjenomeve të kancerit. Një prej tyre, më i njohuri, siç është dëmtimi ultra-violet dhe duhanpirja shkaktojnë mutacione në ADN, duke rritur shancet për kancer. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2013, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori