Ndërron jetë në një spital në Itali deputeti i LSI
Kanceri i zorrës së trashë, sëmundja që prek pa shenja
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Koloni dhe rektumi janë pjesë të sistemit tretës. Ata formojnë një kanal të gjatë muskulor të quajtur zorra e trashë.

Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.

Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.

Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.

Tumoret mund të jetë beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze).

Tumoret beninje nuk janë kanceroze:

Rrallë janë kërcënuese për jetën

Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen

Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre

Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Tumoret malinje janë kanceroze dhe:

Mund të jenë kërcënuese për jetën

Zakonisht mund të largohen, por ndonjëherë kthehen
Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore
Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Kur kanceri kolorektal shpërndahet jashtë kolonit dhe rektumit, qelizat kanceroze shpesh gjendet në nyjat limfatike në afërsi.

Nëse qelizat kanceroze kanë arritur në këto nyja, ato mund të jenë shpërndarë edhe në nyjat tjera ose organet limfatike. Kanceri kolo-rektal më së shpeshti shpërndahet në mëlçi.

Kur kanceri shpërndahet nga vendi origjinal në një pjesë tjetër të trupit, formohet tumor i ri me të njëjtat qeliza anormale dhe me të njëjtin emër si tumori origjinal (primar).

Për shembull, nëse kanceri kolorektal shpërndahet në mëlçi, qelizat kanceroze në mëlçi në fakt janë qeliza kanceroze kolorektale.

Sëmundja quhet kancer kolorektal metastatik, jo kancer i mëlçisë. Për këtë arsye, ai trajtohet si kancer kolorektal, dhe jo si kancer i mëlçisë. Tumori i ri quhet edhe tumor i largët ose metastatik.

Simptomat më të shpeshta të kancerit kolorektal janë ndryshimet në vetitë e zorrëve. Simptomat përfshijnë:

Diarre ose konstipacion

Ndjenjë se zorrët tuaja nuk zbrazen krejtësisht

Gjak (ose të ndritshëm ose të errët) në fecesin tuaj

Fecesi që është më ngushtë se zakonisht

Dhimbjet dhe ngërçet e shpeshta, ose ndjenja e ngopjes ose fryrjes

Rënia në peshë pa ndonjë arsye

Ndjenjë e lodhjes gjithë kohën

Nauze ose vjellje.

Shpesh këto simptoma nuk janë si pasojë e kancerit. Edhe sëmundje të tjera mund t’i shkaktojnë të njëjtat simptoma. Por, kushdo që ka simptoma duhet ta vizitojë mjekun për t’u diagnostikuar dhe mjekuar sa më herët nga cilado sëmundje qoftë ajo.

Zakonisht në fazat e hershme kanceri nuk shkakton dhimbje. Prandaj, është e rëndësishme të mos pritni dhimbjet para se të vizitoni mjekun. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori