Kanceri i prostatës, kur duhet urgjentisht të shkoni te mjeku
Pëlqej
Simptomat e kancerit të prostatës mund të zhvillohen ngadalë dhe të mos kuptohen për shumë vjet.

Kur kanceri të jetë rritur mjaftueshëm për të shkaktuar presion në uretër, atëherë fillon edhe shfaqja e simptomave.

Është e rëndësishme që të shkoni te doktori menjëherë si ta vëreni ndonjërën prej simptomave, por edhe më me urgjencë nëse përjetoni shenja që tregojnë se kanceri ka avancuar.

Kanceri i avancuar i prostatës është kur kanceri i cili ka filluar në gjëndrën e prostatës fillon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.

Simptomat që ndërlidhen me kancerin sekondar do të varen kryesisht nga cila pjesë e trupit është prekur, por në përgjithësi këto janë shenjat që tregojnë se kanceri ka avancuar:

– Ndiheni shumë më të lodhur se zakonisht
– Në përgjithësi nuk ndiheni mirë
– Keni humbje të oreksit

Vlen të ceket se vendi më i zakonshëm ku kanceri i prostatës shpërndahet është në eshtra – por mund të shpërndahet edhe në mëlçi, mushkëri dhe në organe tjera.
Shtuar më 22/10/2018, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori