Kamomili, si dhe kur ta perdorim
Pëlqej
Kamomili është përdorur si ilaç tradicional për mijëra vjet për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet e barkut.

Ai është konsideruar si një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura.

Përse e përdorin njerëzit kamomilin?

Kamomili konsiderohet një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura për shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lidhura me stomakun, si dhe si një sedativ i lehtë. Disa studime kanë treguar se kamomili, i kombinuar edhe me bimë të tjera, ka përfitime shëndetësore.

Një produkt i përgatitur me kamomil dhe ilaçe të tjera bimore ka rezultuar i mirë për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, ulcerës, të përzierave dhe të vjellave. Një tjetër përzierje me kamomil duket se ndihmon bebet që vuajnë nga dhimbjet e barkut.

Një shpërlarës goje me kamomil mund të trajtojë plagët në gojë të shkaktuar nga trajtimet për kancer. Disa studime sugjerojnë se kamomili mund të ndihmojë edhe me gjendjet e tjera, si diarreja tek fëmijët, hemorroidet, ankthin dhe pagjumësia. Kur përdoret në lëkurë, kamomili mund të ndihmojë me acarimin e lëkurës dhe shërimin e plagëve. Disa studime kanë dokumentuar se mund të jetë po aq efikase sa kremi me hidrokortizon për ekzemën.

Sa kamomil duhet të merrni?

Nuk ka ndonjë dozë standarde të kamomilit. Studimet kanë përdorur rreth 400 deri 1600 miligramë çdo ditë në formën e kapsulës. Forma më e zakonshme është çaji, ku shumë njerëz e konsumojnë 1 deri në 4 filxhanë çdo ditë. Për të përgatitur çaj kamomili, tretni lule kamomili në ujë të ngrohtë për 5-10 minuta ose bustina çaji me kamomil. Pastaj konsumojeni kur të ftohet pak.

A mund ta merrni kamomilin në mënyrë natyrale nga ushqimet?

Lulet e kamomilit janë një përbërës i zakonshëm tek çajrat. Ato përdoren gjithashtu si aromatizues tek ushqimet dhe pijet e tjera.
Shtuar më 26/05/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori