Nga Spanja: Juventus vihet pas lojtarit të Barcelonës

Juventus është duke synuar transferimin e Ferran Torres.

Sipas spanjollëve të “El Nacional”, sulmuesi i Barcelonës, i cili zbarkoi te katalanasit verën e kaluar pas aventurës së tij me Manchester City, cilësohet si një nga zgjedhjet e para të klubit italian.

Di Maria-s i skadon kontrata në fund të sezonit dhe “Zonja e Vjetër” e cilëson si zëvendësuesin ideal të argjentinasit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2022 11:36