Vodhën lekë në një banesë, arrestohen autorët

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë të madhe parash në një banesë.

Të arrestuarit janë A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në
fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim./albeu.com