Unulimi i miqësores me Armeninë, Dermaku: Më mirë që nuk do të luhet

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, u zyrtarizua ditën e sotme te skuadra e re e Lecces në Serinë B, duke u larguar nga Parma, për shkak të hapësirave jo të shumta.

28-vjeçari është i grumbulluar momentalisht me ekipi Kombëtar, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, teksa ditën e sotme doli në konferencën për shtyp.

Anulimi i miqësores me Armeninë – “Është lajm pozitiv. Kemi më shumë kohë të stërvitemi me lojtarët e rinj. Situata në Armeni nuk është shumë e mirë për momentin. Kemi më shumë kohë për stërvitjen me lojtarët e rinj’.

Transferimi te Lecce – “Jam i kënaqur, me siguri do të aktivizohem më shumë. Kam pasur pak hapësira te Parma, edhe pse kam luajtur mirë kur jam aktivizuar. Kemi qenë shumë mbrojtës. Shkova te një klub që ka projekt për mua”.

Roli në Kombëtare – “Jemi të kënaqur që është konkurrencë pozitive. Jemi të gjithë të fortë. Kushdo që të luajë, ka për të bërë mirë. Jemi shumë lojtarë të mirë në mbrojtje”.

Humbja me Lituaninë – “Nuk jemi të kënaqur për ndeshjen ndaj Lituanisë. Vinim pas fitores ndaj Bjellorusisë. Fizikisht nuk ishim në performancën më të mirë. Shpresoj që nuk do të ndodhë më”.

Objektivi – “Do të japim maksimumin. Nuk zbresim në fushë për të barazuar apo për të humbur. I kemi mundësitë të fitojmë. Ai është objektivi jonë”.


Shtuar 5.10.2020 12:43