Ju bien flokët? Ja përse ndodh
Zinku është një mineral përmes të cilit trupi lufton infeksionet dhe prodhon qelizat e reja. Zinku gjithashtu luan një rol jetësor në shërimin e plagëve dhe krijimin e ADN-së.

Megjithëse nuk është kërcënuese për jetën, një mangësi e zinkut mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna ose ato që janë në gji. Më poshtë po rendisim të gjitha shenjat paralajmëruese të mungesëszinkut:

1) Prekeni rregullisht nga infeksionet
Zinku është jetësor për një sistem të shëndetshëm imunitar dhe një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së tij është tendenca për të zhvilluar infeksione – qoftë virale apo bakteriale.

2) Dhimbje që nuk largohen

Nëse plagët e hapura kërkojnë shumë kohë për t’u shëruar apo thjesht trupi ju përshkohet nga një dhimbje konstante e pashpjegueshme, sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me zink.

3) Rënia e flokëve

Rënia e flokëve dhe hollimi i tyre është shenja më kuptimplotë e mungesëszinkut.

Vetëm në rastet kur kjo shenjë shoqërohet me simptomat e tjera, atëherë është shenjë e mungesëszinkut (sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë) sepse në rast se nuk përjetoni shenjat e tjera mund të jetë nga një problem tjetër shendetësor.

4) Diarre. Kjo është një simptomë e zakonshme e mungesëszinkut dhe sipas Klinikës Mayo ka prova të forta shkencore se shtesat e zinkut trajtojnë diarenë tek fëmijët.

5) Mungesa e zinkut në regjimin ushqimor të fëmijëve ndikon në procesin e rritjes. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2017, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori