Masakra me 9 viktima në Serbi, Kurti shpreh ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre

Kryeministri i Koosvës, Albin Kurti, ka reaguar për masakrën në një shkollë të Beogradit, ku një 14-vjeçar vrau me armë zjarri rojen e shkollës dhe tetë nxënës, ndërsa plagosi mësuesen e historisë dhe 6 nxënës të tjerë.

Kurti ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen në Twitter, teksa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar ai në Twitter.


Shtuar 4.05.2023 09:24

Tags: ,