Jeni me ilaçe? Ja ushqimet që nuk duhet ti hani
Ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë edhe efekte anësore të rrezikshme. Ndaj duhet që të jeni të kujdesshëm që këto ushqime të mos i konsumoni nëse po merrni ilaçe.

Bananet

Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta të kaliumit.

Limoni i gjelbër

Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall, sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.

Alkooli

Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj, duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.
Shtuar më 06/04/2018, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori