Java e shëndetësisë Kosovë-Turqi
Në kuadër të bashkëpunimit të ekspertëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe atyre nga Turqia, i cili është realizuar gjatë javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi, janë kryer mbi 50 operacione. Në mbyllje të këtij aktiviteti, zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Kadir Hyseini, tha se bashkëpunimi ka qenë i frytshëm dhe është realizuar në kuadër të reformave dhe bashkëpunimit me shtetet tjera që është duke realizuar Ministria e Shëndetësisë.

“Qëllimi i bashkëpunimit është shkëmbimi i përvojave mes mjekëve tanë dhe atyre nga Turqia dhe ky bashkëpunim është realizuar me sukses”,-deklaroi ai. Sipas tij, bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në ardhmen, ku mjekët nga Kosova do të kenë mundësi të shkojnë për edukim të vazhdueshëm në Turqi. Ministri turk i Shëndetësisë, Kjamuran Ozdemir u shpreh i kënaqur me mikëpritjen, bashkëpunimin dhe profesionalizimin e treguar nga stafi shëndetësor në Kosovë. “Kosova ka mjekë dhe ekspertë të mirë dhe shteti turk do t’i mbështesë ata me edukim të vazhdueshëm profesional që do t’ua mundësoj ta realizojnë në Turqi”,-tha ai.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Qendrës Klinike Universitare dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, premtuan vazhdim të bashkëpunimit në formë të trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm profesional për stafin e QKUK-së. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori