“Për syrin e keq”, marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të mbyllej pa gafën e Trump

Sot u nënshkrua marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbië, ku i pranishëm ishte dhe Presidenti amerikan, Donald Trump.

Si pjesë e marrëveshjes ishte edhe njohja e Kosovës si shtet nga Izraeli, e ndërsa njoftonte këtë zhvillim, Presidenti Amerikan ka bërë edhe një gabim.

Me postimin e tij, Trump e konsideron Kosovën pjesë e rajonit të Lindjes së Mesme.

“Një tjetër ditë madhështore për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë lidhjet e të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Me shumë vende myslimane dhe vende arabe do pasojnë”, shkruan Trump.


Shtuar 4.09.2020 21:01