Medikamentet që kanë përmbajtje të molekulës “ranitidinë” si
Zantac, janë cilësuar kancerogjene dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga Administrata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit dhe nga
Agjencia Europiane e Barnave, të cila kanë saktësuar se në studime të ndryshme janë gjetur N- Nitrosodimetlamine në barna me lëndë aktive si “ranididina”.
Gjithashtu edhe
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri, në faqen e saj zyrtare ka bërë me dije se “NDMA” është një lëndë e klasifikuar prej kohësh si kancerogjene.
Sipas agjencisë, ka pasur një tërheqje vullnetare nga tregu të disa prej firmave prodhuese, ndërkohë që
agjencia ka
njoftuar profesionist e shëndetit për efektet anësore të kësaj lënde.
Ditë më parë
Agjencia Italiane e Ilaçeve, ka
njoftuar ndalimin e një sërë banave që kishin bazë
lëndën e rantidinës. Këto ilaçe përdoren kryesisht për të trajtuar ulçerën, refluksin, djegien e stomakut e probleme të tjera. Ilaçet e ndaluara sipas agjencisë janë: Buscopan, Almus,
Zantac, Anidil, Zenitva, Hexal, Ulcez, Raniben, Hex, RatioPharm, Mylan dhe Ranidil shurup.
Shtuar më 26/09/2019,
ora 14:34